RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ SĖ BASHKU ME ALBASTRIMA

RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ SĖ BASHKU ME ALBASTRIMA
TĖ NDERUAR VIZITOR

Kėtu do t'u jepet mundėsia tė jepni pėrshtypjet dhe komentet e tuaja pėr figurat e ndritura Shqiptare,por gjithnji nė pajtim me Rregulloren, pėrndryshe ato komente tė cilat nuk ju pėrmbahen rregullave do tė shlyhen..


# Posté le jeudi 21 février 2008 16:29

Modifié le mercredi 16 avril 2008 07:27

01-GJERGJ KASTRIOTI-SKENDRBEU

01-GJERGJ KASTRIOTI-SKENDRBEU
GJERGJ KASTRIOTI ( SKENDER BEU )

Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshėsVojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman qė nė moshė tė mitur dhe u dėrgua nė oborrin e Sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėpunės.
Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye iu dha titulli bej qė do tė thotė i madh, pra Skėnderbeu do tė thotė Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Pėr mėse 12 vjet (1426-1438) ishte nė Shqipėri. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.
Megjithatė Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer pėrfundimisht nė Shqipėri, deri nė vitin kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut tė Rumelisė.
Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkėmbja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.
Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.
Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.
Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468 nė Lezhė.
I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.
Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njeres. KETU QENDRON E VERTETA.
MARR NGA WWW.wikipedia.org

Pėr mė shum KĖTU
[ Ajouter un commentaire ] [ Aucun commentaire ]

# Posté le jeudi 21 février 2008 16:36

Modifié le mercredi 16 avril 2008 07:28

2-TĖ PA VDEKSHMIT E KOSOVĖS-SHABAN JASHARI ME TĖ BIJT E VET-HAMZĖN DHE ADEMIN

2-TĖ PA VDEKSHMIT E KOSOVĖS-SHABAN JASHARI ME TĖ BIJT E VET-HAMZĖN DHE ADEMIN
Biografia e
( ADEM JASHARIT )

Adem Jashari lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor 1955. Kėtė vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festės sė Flamurit, qė e festonte pėr ēdo mot, ju shtua edhe njė festė tjetėr - Ditėlindja e djalit tė cilin e pagėzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme qė mbi djepin e posa tė lindurit nė kėtė ditė, Djepi tė mbulohej me flamurin e Skėnderbeut. Kėshtu ndodhi atė ditė nė familjen Jashari, nė Prekazin e Ahmet Delisė. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe njė pushkė, nė Drenicė jehuan krismat e pushkėve pėr flamur dhe ushtarin e posalindur tė lirisė. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkėve qė krisėn pėr lindjen e Adem Jasharit po shpėrndahej valė - valė nėpėr Drenicė e Kosovė si jehona "Prite, prite Azem Galicėn o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndėgjonte jehonėn: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S'do tė ishte ēudi qė atė ditė, xha Shabani t'i kishte ndėgjuar tė dy jehonat, se atė ditė e kaluara po e pėrcaktonte tė ardhmen, ishin bėrė njė. Atė ditė, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i njė lavdije tė madhe. Adem Jashari erdhi nė kėtė botė me tė vetmin ndryshim nga gjithė moshatarėt e tij se ky u lind nė ditėn e fitorevė mė tė lavdishme tė popullit shqiptar, nė Ditėn e 28 Nėntorit. Kėshtu nisi jeta nė vazhdimėsi nė Prekazin e lavdive tė pėrsėritshme. Nė festė me krisma e kėngė edhe vdekjen e bėjnė me krisma e kėngė. Xha Shabani ishte i kujdesshėm me tė gjithė fėmijtė, por ndaj Ademit tregonte njė kujdes tė veēantė, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkės dhe jehonat e pėrsėritura tė atyre krismave nė 28 Nėntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr njė kohė pati ushtruar profesionin e mėsuesit, por pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare ai do tė largohet nga procesi mėsimor. Ai pa ndonjė kundėrshti vendosi tė merrej me punimin e tokės dhe edukimin e fėmijėve nė frymėn e atdhetarizmes. Kėshtu po rritej Ademi sė bashku me vėllezėrit mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn. Ademi kishte njė interesim tė veēantė pėr armėt, pėr tė bėmat e prekaziotėve gjatė historisė e sidomos i interesonte akti tepėr burrėror i Ahmet Delisė dhe ndihma qė ai i pati dhėnė fqiut, qė ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisė, ajo qė bandės ēetnike i ndau kokat nė dysh, ishtė bėrė legjendė, legjendė e historisė nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombėtar. Adem Jashari kishte njė interesim tė veēantė pėr Emin Latin, prekaziotin bashkėluftėtar tė Azem e Shotė Galicės, tė atij brezi trimash, qė nė gjithė shqiptarinė njiheshin pėr tė bėme e trimėri. Ndonėse ky brez i trimave tė qartur tė lirisė, Kosovės nuk i sollen ēlirimin e bashkimin kombėtar, por brezave ju lan amanet: pushkėt trimėrore tė lirisė. Ky amanet pėrcillej nga brezi nė brez, nga luftėtari tė luftėtari me porosi, qė tė pėrcillej si stafetė deri nė fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi nė mėnyrėn mė besnike e pėrcolli amanetin e luftėtarėve tė lirisė, jo vetėm duke e mbajtur syrin nė shėnjestėr, por duke pėrcjell jehonėn e pushkėve tė lirisė nga Prekazi nė Drenicė e nė Kosovė, jehonė qė i mbulonte tė gjitha tokat e pushtuara tė Shqipėrisė. A nuk e tregoi kėtė edhe Kulla e Shasivar Alisė, nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945? A nuk u pėrsėrit kjo nga pasardhėsi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njėsinė speciale tė policisė beogradase? Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera qė s'u pėrmendėn, lanė gjurmė tė thella nė edukimin atdhetar tė Adem e Hamėz Jasharit dhe ēetės sė tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do tė betohen para varrit tė Tahir Mehės, se do tė vazhdojnė luftėn pėr ēlirim deri nė fitore. Dhe, ecen guximshėm rrugės sė luftėtarėve kombėtarė, duke ngritur si nė cilėsi e nė sasi numrin e luftėtarėve tė lirisė e tė pavarėsisė, duke ngritur cilėsin e luftės ēlirimtare, me ēka ndryshuan rrjedhat e historisė dhe hapen njė epokė tė re - Epokėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė vitit 1981, tė cilat u shndėrruan nė Lėvizje tė madhe popullore, qė me vite mbajten tė ndezur flakadanin e lirisė e tė ēlirimit tė kombit, patėn ndikim magjik nė brezin qė formuan, organizuan dhe udhėhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Adem Jashari dhe ēeta e tij ka qenė dhe ka mbetur bėrthama themeltare e UĒK-sė. Nė histori ndodh edhe tė ndodhin ngjarje tė rastsishme, por Adem Jashari, ēeta dhe familja e tij nuk janė rastėsi e historisė, ata me ndėrgjegje e vendosmėri u pėrgatitėn pėr kthesėn vendimtare tė historisė sonė mė tė re. Adem Jashari nuk shkoi rastėsisht nė Shqipėri pėr tė pėrsosur artin e luftės, tė cilin e pėrvetėsonte me shpejtėsi tė rrufeshme, dallohej nga i gjithė brezi i tij. Nė pėrgatitjet ushtarake tregoi aftėsi dhe cilėsi tė larta nė pėrvetėsimin e artit tė pėrdorimit tė armeve tė ndryshme pėr luftėn ēlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet qė po bėheshin nė vitet 90, i shihte me optimizėm, prandaj sinqerisht e vendosmėrisht nisi angazhimin e tij nė sferėn ushtarake, pėr organizimin e luftės ēlirimtare. Adem Jashari dhe ēeta e tij nuk ishin nisur nė rrugėn e luftės pėr liri pėr hirė tė kėtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytė e zinj. Ata ishin nisur pėr ēlirimin e Kosovės pa bėrė llogari meskine, karieriste apo grabitėse. Ata e donin Kosovėn e lirė e tė pavarur. Ata ishin tė liruar nga ideologjizmat, veē shqiptarizmės. Adem Jashari dhe ēeta e tij ndryshimet politike qė ndodhen nė vitet 90 i priti me optimizėm, besoj shumė, por nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė zhgėnjehen se kasta e "re" e politikanve po bėhej pengesė e rrjedhave tė reja tė historisė, po ngulfaste shpirtin luftarak tė shqiptarėve liridashės. Kur nė fund tė vitit 1991, nė Kosovė po bėheshin arrestime tė tė gjithė atyre qė ishin pėrgatitur nė Shqipėri, Adem Jashari do tė njoftojė ēetėn e tij dhe tė kėrkojė nga ata, qė tė ishin vigjilent se ēdo natė armiku mund t'iu trokaste nė porta. Ai do t'iu thotė shokėve: "Armėt nuk i kemi marrė qė t'ia dorėzojmė armikut, por qė ta luftojmė deri nė fishekun e fundit". Mė fjalėn e komandantit u pajtuan tė gjithė. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do tė trokas nė portėn e Jasharėve. Ishte mėngjesi i hershėm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me njė makineri tė tėrė policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kėrkuan dorėzimin e Adem Jasharit dhe Jasharėve tjerė. Adem Jashari me vėllezėr e shokė apelit tė armikut pėr dorėzim ju pėrgjigjen me breshėri armėsh nga shumė drejtime. Ishte e qartė, ēeta e Prekazit kishte vendosur epokėn e luftės ēlirimtare, ata mes jetės se burgut e tė poshtėrimit kishin zgjedhur jetėn e lavdisė e tė lirisė, me tė gjitha pasojat qė mund t'i kishte. Vetėm tė guximshmit nėpėr kohė tė ndryshme i kanė ndėrruar rrjedhat e historisė, kėshtu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe ēetėn e tij. Kėshtu nisin aksionet luftarake mbi policinė e armikut, fillimisht nė Drenicė, e pėr t'u pėrhapur mė vonė ne Llap e Dukagjin, nė Drini e kudo nė Kosovė. UĒK po bėhėj shpresė pėr popullin dhe tmerr pėr armikun, armikut po i rrėshqiste dheu nėn kėmbė, pasigurinė e shihte tė ēdo kaēube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bėhej legjendė. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte nė ēdo cep tė Kosovės. Vetėm frikacaket nuk mund t'i besonin trimėrive e tė bėmave tė Adem Jasharit, ata nuk dėshironin ndeshjen me armikun dhe sa herė qė ēeta e tij sulmonte e vriste policinė kriminale tė armikut do tė thonin: "Kėta janė dorė e zgjatur e armikut, janė tė Sheshelit apo tė Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diēka e re, dikush duhej tė mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumė mundėsi, ai kishte zgjedhur me ndėrgjegje mundėsinė e luftės sė armatosur pėr liri e pavarėsi, anipse ai i dinte mundėsitė e veprimit luftarak tė UĒK-sė. Pas luftės se 26 nėntorit 1997, nė Llaushė tė Re, ku mori pjesė Ademi me ēetėn e tij, nga e cila armiku u tėrhoq me bisht nėn kėmbė, armiku do tė bėjė plane pėr zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do tė ndodhė me 22 janar 1997. Njė bandė kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qėllim qė tė zhdukej kjo ēerdhe e rrezikshme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Por, falė gjakftohėsisė e guximit tė familjes dhe ndihmes qė erdhi nga ēeta, armiku u tėrhoq pa arritur qėllimin. Ato ditė e tėrė Kosova sikur ishte nė Lagjen e Jasharėve. Nuk ishte e vėshtirė ta kuptoje mesazhin qė kishte lėnė armiku. Armiku ishte tėrhequr i bindur se nuk kishte gjetur mėnyren e eliminimit tė Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dėshironte qoftė edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lėshonin trojet stėrgjyshore. Ata as tė vdekur nuk donin tė shkuleshin nga vendi i tyre, pėr ēka kishin nisur luftėn. Adem Jashari dhe gjithė Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtėrimin, ata e dėshironin qėndresėn, e donin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Armiku pas disfatės sė 22 janarit kishte filluar pėrgatitjet pėr njė sulm tė pėrmasave tė mėdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do tė fillojė nė mėngjesit e hershėm tė 6 marsit 1998, pak ditė pasi policia armike kishte pasur njė disfatė tė Lisat Binak, nė Likoshan. Kėtė herė forca tė mėdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharėve. Lufta pėr eliminimin e Jasharėve ishte e rreptė. Armiku Prekazin e kishte vendosur nė rreth tė hekurtė dhe sulmonte nga shumė anė me armatim tė rėndė. UĒK-ja aso kohe i kishte mundėsitė e kufizuara tė sulmit e tė depėrtimit. Adem Jashari dhe ēeta e tij sulmit armik ju pėrgjigjen me sulm. Lufta qė zhvilloi Adem Jashari me shokė qė e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas njė rezistence tė gjatė dhe herioke, armiku arriti tė djegė e shkatėrrojė Lagjen e Jasharėve, por jo kurrė vendosmėrinė pėr tė vazhduar luftėn pėr liri e pavarėsi. Adem Jashari deri nė vdekje luftoi e kėndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk ėshtė vdekje ėshtė pėrjetėsi. Lufta pėr Prekazin qė e ashpėr. Qėndresa ishte e madhe. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rėnies se Jasharėve, Kosova mundi frikėn dhe pėr lirinė e pavarėsinė u hapen shtigje tė reja. Adem Jashari - legjendė, solli kualitet tė ri nė filozofinė dhe mendėsinė e shqiptarėve pėr jetėn, atdheun, lirinė pėr nderin dhe dinjitetin e kombit. Rėnia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen mė tė fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės fitoi hapėsira tė reja veprimi. Komandanti Legjendar i UĒK-sė me jetėn, veprėn dhe lavdinė e tij i dha kualitete dhe pėrmasa tė reja 28 Nėntorit - Festės sonė Kombėtare.
[ Ajouter un commentaire ] [ Aucun commentaire ]

# Posté le jeudi 21 février 2008 16:47

Modifié le mercredi 16 avril 2008 07:30

3-Ukshin Hoti

3-Ukshin Hoti
Biografia e
UKSHIN HOTIT

Emri: Ukshin
Mbiemri: Hoti
Emri alternativ:
Profesioni: Politikan, shkrimtar
Ditėlindja: 1943
Vendlindja: Krushė e Madhe Rahovec
Ditėvdekja: I zhdukur
Vendvdekja:
Nėnshtetėsia: Shqiptar
Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i kreu nė Prizren dhe Prishtinė. Shkencat politike i kreu nė Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu nė Beograd nė seksionin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi njė vit edhe nė Universitetet amerikane: nė Chicago, nė Universitetin e Harvardit nė Boston si dhe nė Washington D.C..
Nė vitet e '70-ta ushtroi detyra tė ndryshme nė pozita tė ndryshme tė jetės politike dhe arsimore tė Kosovės.
Pas njė diskutimi nė njė mbledhje nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė mė 19 Nėntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kėrkesat e studentėve shqiptar pėr Republikė tė Kosovės nė kuadėr tė Jugosllavisė, ai u dėnua me 9 vjet burg, tė cilat nga gjyqi suprem u reduktuan nė 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye nė vendlindje ku u izolua.
Mė 1990 punoi nė Lubjanė (Slloveni) nė revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri mė 1991, kur u mbyllėn ato. Pastaj u kthye nė Prishtinė ku punoi pėr njė kohė nė Universitetin e Prishtinės.
Nė mars tė 1993 u burgos pėr herė tė dytė pasi qė njė vit mė parė kishte organizuar homazh pėr martirėt e demokracisė nė Brestovc. Nė tė njėjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi qė kishte vizituar pjesėmarrėsit e grevės sė urisė nė pallatin e shtypit nė Prishtinė.
Po ashtu mė 1993 pasi e lėshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesė nė tubimin mbarėkombėtar tė organizuar nga pėrfaqėsuesit politik nė Tetovė (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm.
Mė 17 maj 1994 e dėnuan me 5 vjet burg pėr arsyen se ishte pjesėmarrės i lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės.

Fati i Ukshin Hotit
Mė 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė ai ėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.
Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kriminelėt serbė, bashkė me 30 kushėrinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.
Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet mė asgjė!

Veprat
“Lufta e ftohtė dhe detanti", 1975
"Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", 1995

Tė tjerėt pėr Ukshin Hotin
Rexhep Qosja
"Ukshin Hoti - ky sot ėshtė simbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."
Ismail Kadare
“Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir... Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."
Marrė Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
[ Ajouter un commentaire ] [ Aucun commentaire ]

# Posté le samedi 23 février 2008 09:54

Modifié le mercredi 16 avril 2008 07:31

4-Enver Hoxha -Luftėtar,Patriot,Atdhetar,Burr shteti i rrall dhe i pa shoq qė shum kush ia ka pasur zili

4-Enver Hoxha -Luftėtar,Patriot,Atdhetar,Burr shteti i rrall dhe i pa shoq qė shum kush ia ka pasur zili
Flet ENVER HOXHA


Biografia e
ENVER HOXHĖS


DY HERĖ HERO I POPULLIT DHE HERO I PUNĖS SOCIALISTE
Udhėheqės i madh e i lavdishėm i PPSH-sė, PRS tė Shqipėrisė dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė ( mė vonė Parti e Punės sė Shqipėrisė ). Prijės legjendar, organizator e strateg i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimitare e i revolucionit profesionist popullor. Themelues e Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė. Krijues e drejtues i pushtetit popullorė, burrė shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipėrisė Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndėrkombėtar dhe i luftės ēlirimtare tė popujve tė shtypur. Figura mė e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tėrė jetėn ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar.
Dy herė Hero i Popullit dhe Hero i Punės Socialiste.
Enver Hoxha lindi nė Gjirokastėr mė 16 tetor 1908, nė njė familje me tradita tė njohura patriotike. Fėmijėrinė dhe rininė e hershme (1908-1927) i kaloi nė njė mjedis familjar e shoqėror tė lidhur ngushtė me luftėrat pėr ēlirimin kombėtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet qė quan nė Shpalljen e Pavarėsisė dhe mė pėrpjekjet pėr sigurimin e ruajtjen e tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė nga synimet e shovinistėve fqinjė.
Pasi pėrfundoi shkollėn qyetėse "Drita" (1917-1924) vazhdoi studimet nė Liceun fracez, nė fillim nė Gjirokastėr (1924-1927) dhe mė pas nė Korēė (1927-1930). Nė kėtė periudhė, nxėnės i zellshėm, i etur pėr dije e kulturė, ai u formua edhe si njė i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqėrisė pėrparimtare "Bashkimi", i revolucionit demokratiko-borgjez tė qershorit 1924. Pas kthesės kundėrrevolucionare dhe ardhjes nė fuqi tė A. Zogut (dhjetor 1924), Enver Hoxha do tė rreshtohej me forcat kundėrshtare tė regjimit obskurantist e mesjetar qė sundonte nė Shqipėri.
Nė mėnyrė tė veēantė, vitet e qėndrimit nė Korēė (pėr tė pėrfunduar Liceun) luajtėn njė rol tė madh pėr formimin dhe edukimin revolucionar tė tė riut Enver Hoxha. Kėtu ai u afrua me punėtorėt korēarė, pėrmes tė cilėve ra nė kontakt me literaturė dhe u lidh me lėvizjen e atėhershme komuniste.
Pas pėrfundimit tė Liceut me rezultate tė larta, nė tetor 1930 fiton tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet universitare, por nė kundėrshtim me dėshirat dhe pasionin e tij pėr shkencat politike e historike, bursa iu dha pėr nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės (specialiteti i biologjisė) nė Universitetin e Monpeljesė nė Francė. Nė mars tė vitit 1934 i ndėrpritet bursa nga mbretėria zogiste dhe shkon nė Paris ku qėndron gjer nga fundi i vitit 1935.
Pėr tė siguruar mjetet mė minimale tė jetesės kryen punė tė rėndomta dhe njė kohėsisht ndjek leksionet nė Fakultetin e Drejtėsisė, futet nė ambientėt e punėtorėve parisienė, frekuenton klubet e edukimit marksist tė Partisė Komuniste tė Francės, krijon lidhje me organin e KQ tė PKF-sė "Ymanite". Mė pas arrin tė sigurojė punė nė Bruksel, por pas disa muajshė (nė fillim tė verės 1936) pushohet nga qeveria shqiptare pėr pikėpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrėn e vetme tė konsullatės e kishte mbushur me literaturė marksiste.
Nė korrik tė viti 1936 kthehet pėrfundimisht nė atdhe dhe prej kėtyre momenteve i pėrkushtohet luftės pėr ēlirimin e popollit. Betimi qė bėri mė 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit nė Gjirokastėr se ai dhe gjithė tė rinjtė do tė luftonin "pėr njė Shqipėri mė tė mirė", "pėr mbarėvajtjen e atdheut", "pėr bashkimin e vėrtetė tė kombit", ishte njė program lufte pėr tė.
Pasi mbetet muajė tė tėrė pa punė, pėr njėfarė kohe jep mėsim si pedagog i jashtėm nė gjimnazin e Tiranės, kurse nė prill tė vitit 1937 mundi tė siguroj njė vend si profesor nė Liceun e Korēės, ku shumė shpejt i rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" tė Korēės, dhe me horizontin teorik e veprimtarinė e tij praktike, bėhet njė ndėr anėtarėt mė aktivė e mė me perspektivė tė lėvizjes komuniste tė Shqipėrisė.
Nė pragun e pushtimit fashist tė Shqipėrisė ( prill 1936 ), sė bashku me gardėn e vjetėr tė komunistėve korēarė, Enver Hoxha veproi me tė gjitha forcat pėr mobilizimin e vullnėtarėve, pėr organizimin kudo tė qėndresės popullore dhe udhėhoqi demonstratat e gjėra qė shpėrthyen edhe nė Korēė si anembanė Shqipėrisė.
Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjė qė u ra nė sy tė fashistėve, tė cilėt nė dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacion: "element kundėr regjimit". Me kėrkesėn e tij dhe me vendim tė qėndrės sė Grupit Komunist tė Korēės, nė janar tė v. 1940, Enver Hoxha u dėrgua nė Tiranė me detyrė tė zgjeronte mbi baza tė shėndosha veprimtarinė e grupit. Qė nė kėto momente pėr Enver Hoxhėn nis rruga e gjatė, vėshtirė dhe e lavdishme - rruga e revolucionarit profesionist.
Dega e Grupit Komunist tė Korēės nė Tiranė, me Enver Hoxhėn nė krye, u kthye nė njė qėndėr tė rėndėsishme tė lėvizjės komuniste antifashiste nė kryeqytet. Deri nė tetor 1941 ai e mbulonte veprimtarinė e tij me "profesionin e shitėsit-tregtar" nė dyqanin "Flora", kurse pas demonstratės sė 28 tetorit u hodh nė ilegalitet.
Merita mė e madhe historike e Enver Hoxhės pėr kėtė periudhė qėndron nė faktin se ai e kuptoi thellė domosdoshmėrinė jetike tė krijimit tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, si kusht vendimtar pėr mobilizimin, organizimin dhe udhėheqjen e popullit nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror. Shumė shpejt krijoi lidhje tė shėndosha me militantė tė tillė komunistė si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe sė bashku me ta luftoi pėr krijimin e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė.
Mė 8 nėntor 1941, pas dy vjetėsh pune tė palodhur e tė ndėrprerė nė kushtet e rėnda tė terrorit fashist, Enver Hoxha bashkė me komunistėt e vėrtetė shqiptarė kryen veprėn mė tė madhe: themeluan Partinė Komuniste tė Shqipėrisė, udhėheqėsen besnike qė do t'i tregonte popullit rrugėn e luftės pėr ēlirim kombėtar e shoqėror.
Mbledhja Themeluese ( 8 - 14 nėntor 1941 ) e zgjodhi Enver Hoxhėn anėtar tė Komitetit Qendror tė Pėrkohshėm dhe, ndonėse nuk u caktua asnjė sekretar I KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punėve tė KQ tė Pėrkohshėm. Dorės sė tij, nė bashkėpunim me Qemal Stafėn, i takojnė dy dokumentet e para programore tė PKSh, ku pėrcaktohen bazat politike e organizative tė Partisė: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ tė PKSh drejtuar popullit shqiptar". Mė 23 nėntor Ai merr pjesė dhe drejton nė emėr tė KQ tė PKSh, mbledhjen pėr themelimin e Organizatės sė Rinisė Komuniste Shqiptare.
I njohur nė Parti e nė radhėt e simpatizantėve me pseudonimet: "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herė si punėtor e herė si tregėtar e intelektual, ai gjatė gjithė dimrit 1942, nė kushtet e terrorit e tė ilegalitetit mė tė rėndė zhvillon njė veprimtari tė dendur e tė fryshme revolucionare nė kryqytet. Nga mesi i dhjetorit e gjer nė maj 1943 vepron kryesishtė nė zonėn e Elbasanit, kurse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri nė ēlirimin e plotė tė atdheut popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korēės, Skraparit, Pėrmetit, Beratit etj.
Tė gjitha ngjarjet e shėnuara e jetike tė Partisė e tė popullit gjatė viteve tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare kanė vulėn e mendimit e tė veprimit tė shquar revolucionare tė Enver Hoxhės. Me inisiativė e nėn drejtimin e tij zhvilluan me sukses punimet mbledhje tė rėndėsishme si: Konsulta e Parė e Aktivit tė PKSh ( prill 1942 ), Konferenca e Jashtėzakonshme e PKSh ( qershor 1942 ) dhe Konferenca e Parė e Vendit e PKSh ( mars 1943 ), e cila pėr problemet e mėdha qė analizoi zgjodhi Enver Hoxhėn anėtar tė Byrosė Politike dhe Sekretar tė Pėrgjithėshėm tė PKSh.
Enver Hoxha, nė krye tė Partisė, zhvilloi njė punė tė pandėrprerė pėr krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat popullore, pėr t'i bėrė kėto tė ndėrgjegjshme e pėr t'i bashkuar nė njė lėvizje tė fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezės ( shtator 1942 ) e organizuar me iniciativėn e PKSh e personalisht tė Enver Hoxhės, hodhi themelet e Frontit Nacionalēlrimitar, si njė organizatė politike ku do tė realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nėn udhėheqjen e PKSh.
Nė krye tė KQ tė PKSh, Enver Hoxha pėrpunoi dhe udhėhoqi zbatimin e vijės ushtarake tė Partisė pėr organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes sė armatosur nė tė gjitha anėt e atdheut dhe pėr krijimin, nė luftė e sipėr, tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UNĒ ( korrik 1943 ) e mė pas Komandant i Pėrgjithshėm i UNĒ ( maj 1944 ), Enver Hoxha vuri gjithė aftėsitė e talentin e tij pėr krijimin, rritjen e kalitjen e UNĒ Shqiptare, si njė ushtri e popullit. Ai dha njė kontribut tė shquar pėr fitoren historike ė Luftės Anitfashiste Nacionalēlirimtare: ēlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor.
Mė 28 Nėntor 1944, pas 5 vjetėsh lufte e pėrpjekjesh titanike, Qeveria e parė demokratike popullore e Shqipėrisė, me kryeministėr Enver Hoxhėn, hyn nė Tiranėn e lirė.
Enver Hoxha ngriti kurdoherė lartė zėrin e tij tė fuqishėm nė mbrojtje tė tė drejtave kombėtare e demokratike qė u takojnė vllezėrve shqiptarė tė Kosovės me troje. Pėr kėtė qėndrim parimor, tė drejtė e korrekt, Enver Hoxha mbetet i dashur, i repeketuar dhe i nderuar nga revolucionarėt kosovarė konsiderohet udhėheqės shpirtėror pėr ēlirim e ribashkim kombėtar.
Enver Hoxha vdiq me 11. 4. 1985. Kjo ishte njė humbje e rėndė pėr Partinė e Punės sė Shqipėrisė, populli shqiptar, lėvizjen revolucionare tė Kosovės dhe lėvizjen punėtore e komuniste ndėrkombėtare.
Duke filuar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave tė shokut Enver Hoxha. Janė botuar 46 vėllime. Krahas tyre janė botuar edhe seri me "Raparte e fjalime", dhe njė varg veprash tė veēanta si: "Imperializmi dhe revolucioni" (1978), "Vetadministrimi jugosllav..."(1978), "Eurokomunizmi ėshtė antikomunizėm" (1980). Gjithėashtu janė botuar edhe njė seri librash me kujtimet e shėnimet Historike tė Heroit tė Kombit - Enver Hoxha, si: "Mė Stalinin", "Hrushovianėt" (1980), "Kur lindi Partia" (1981), "Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė" (1982), "Titistėt" (1982), "Kur u hodhėn themelet e Shqipėrisė sė re" 1984. Nga ditari politik i kėti
burri tė madh tė kombit tonė janė botuar vėllime mė vete: "Shėnime pėr Kinėn" (1979), "Shėnime pėr Lindjen e Mesme" (1984) dhe "Dy popuj miq" (1985).
Shumė nga veprat e Enver Hoxhės janė botuar e ribotuar nė gjuhė tė huaja dhe kan ngjallur njė interes vėmendje tė veēantė nė radhėt e revolucionarėve, popujve dhe proletariatit botėror.
Figura e Enver Hoxhės ėshtė njė figurė e madhe poliedrike. Nuk ka fushė aktivitetit politik, ideologjik e shoqėror tė PPSh e shtetit qė tė mos jetė shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhėheqėse. Nė krye tė Partisė, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tėrė jetėn deri nė ēastin e fundit pėr tė mirėn e begatinė e Shqipėrisė, si: udhėheqės, revolucionar, komandant ushtarak, burrė shteti, diplomat, publicist, intelektual erudit, edukator masash, orator fjalėzjarrtė, mik i njėrzve tė thjeshtė, udhėheqės e inspirator i rinisė kosovare, dhe ideolog e klasik i pestė marksizėm-lininizmit.

FAMILJA HOXHAJ
VDEKJA, VARRIMI DHE Zhvarrimi I BABAIT TIM, ENVER HOXHĖS
Pėrpara se tė pėrshkruaj mbresat pėr kėtė ngjarje, qė ka qenė mė e hidhu
a nė jetėn time, po shkruaj shkurtimisht mė pėrpara pėr momentin e vdekjes, pėr varrimin e pastaj pėr zhvarrimin. Mė 9 prill, rreth ores 9 tė mėngjesit, babai pėsoi njė ata nė zemėr dhe ra nė koma. Mamaja, qė i rrinte pranė si pėrhere, menjėherė lajmėroi mjekėt. Ata erdhėn nė moment, mbasi ishin nė gatishmėri, pėr vetė gjendjen shėndetėsore tė rėnduar tė babait. Ata e vunė pėrsėri zemrėn nė funksionim, por ai nuk doli mė nga koma.
Unė isha nė punė. Mė lajmėruan dhe menjėherė shkova nė shtėpi. E gjeta nė krevatin e tij, me plot aparatura rrotull. Njė lėmsh m'u blodh nė grykė. E pėrkėdhela nė kokė dhe i thashė:
”Babai, jam Lilo!”
Orėt kalonin, por gjendja s'ndryshonte, shpresat nė vetvete po mė humbėsnin. Herė pas here ulėsha pranė krevatit, ia kapja dorėn dhe thosha me vete:
”Patjetėr qė ai e ndien prekjen time, e ndien qė mė ka pranė”. I flisja, me shpresė se mė dėgjonte, pavarėsisht qė ai nuk mė pėrgjigjej. Kjo gjendje zgjati deri mė 11 prill, reth ores 2 tė mėngjesit, kur pėrfundimisht zemra e tij pushoi sė rrahuri. Unė sapo kisha rėnė tė pushoja pak mbi krevat me gjithė rroba, se kisha dy ditė qė nuk flija. U ngrita menjėherė dhe skova nė dhomėn e tij. E putha: ishte lamtumira e fundit. Pas kėtij momenti intim, nu do tė kisha mė rast tė rrija vetėm me tė, sepse cerimonia e varrimit nuk do tė na lejonte: Ai nuk na pėrkiste vetėm neve, por popullit tė tij.
U ktheva nė dhomėn time, qava pėr t'u ēliruar nga dhembja e madhe qė ndieja, por e mblodha veten sepse duhej t'ua thosha fėmijėve, qė ishin tė vegjėl, 10 vjeē dhe 6 vjeē, ndėrsa Besmiri ishte 3 muaj dhe nuk kuptonte gjė. Ishte njė ngjarje e rėndė dhe pėr ta. Gjyshi, qė e donin dhe i donte aq shumė, nuk ishte mė.
Nė mėngjes, pėrpara derės sė shtėpisė, ishin mbledhur tė gjithė. Babai po dilte pėr herė tė fundit nga shtėpia e tij. Pėrpara derės nuk qėndronte “benzi” i zi, por “benzi” i bardhė ambulancė. Nuk po shkonte nė zyrė, por nė morg. Shoferi qė po ngiste ambulancėn qe po ai, Myslimi. Mamaja, kur i mbyllėn derėn, i tha duke qarė:
” Myslimi, ku po e shpie sot!”
Ndėrsa ai nuk jepte dot pėrgjigje nga tė qarėt.
Mė pas ēdo gjė ėshtė publike. Cerimonia nė Kuvendin Popullor, ku vargu i gjatė i njerėzve s'u shkėput pėr disa ditė. Lamtumira qė i jepte populli nė heshtje e duke qarė, me arkivolin e vendosur mbi shtratin e topit, tė mbuluar me flamurin kombėtar. Cerimonia nė sheshin “Skėnderbej” dhe pastaj varrimi nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit”.
”Tė rėnėt” kėtė herė ishin “ngritur nė kėmbė” se prisnin komandantin e tyre. Sa e sa herė i kishte vizituar komandanti i tyre ata, kudo nėpėr Shqipėri, jo vetėm nė Tiranė, duke u thėnė:
”Pushoni tė qetė, gjaku qė derdhėt, ideali pėr tė cilin luftuat, nuk shkoi kot”. Populli e pėrcolli Enver Hoxhėn nė banesėn e tij tė fundit me dhembje, duke qarė, gjė qė tregoi se ai kishte punuar gjithė jetėn pėr ta.
Por le tė kthehemi tek zhvarrimi, tek ky akt makabėr.
Nė njė nga ditėt e para tė majit tė vitit 1992, nė orėn 21, trokiti dera e shtėpisė. E hap. Njė person i panjohur mė dorėzoi njė zarf me njė shkresė nga bashkia dhe pastaj u zhduk si era. Mbylla derėn dhe hapa zarfin. Brenda gjeta njoftimin qė na bėhej ne, familjarėve, se tė nesėrmen, nė ora 6.00 tė mėngjesit, duhej tė paraqiteshim nė varrezat publike tė Sharrės, sepse do tė bėhej (ri)varrimi i zotit Enver Hoxha.
Si kishte mundėsi?! Tė tė lajmėrojnė nė ora 21.00 tė natės qė tė paraqitesh nė ora 6 nė mėngjesit, pa dalė dielli akoma, pėr njė gjė kaq trodnitėse?! Si kishte mundėsi qė zhvarrimi tė bėhej fshehurazi, natėn, pa prezencėn e familjarėve?!
Ishte njė moment i vėshtirė pėr familjen tonė. Nėnėn 70-vjeēare e kishin marrė nė qeli. Kushedi sa do tė mėrzitej e do tė dėshpėrohej atje nė qeli, e vetmuar, kur ta merrte vesh kėtė gjė.
Lajmėrova vėllain dhe Klemin, gjetėm njė makinė dhe u nisėm menjėherė pėr tek Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit. Policia kishte bllokuar hyrjen pėr te varrezat dhe nuk lejonte tė kalonte njeri.
”Kemi urdhėr ng lart tė mos lejojmė njeri”, m'u pėrgjigjėn.
Ndėrsa unė u thashė:
”Nuk mė ndalon dot njeri tė jem pranė babait tim kur tė zhvarroset”.
Ata lajmėruan dhe, duke parė insistimin tonė, na thanė qė tė shkonim nė shtėpi dhe, kur ta nxirrnin, do tė na lajmėronin qė tė shkonim. Natyrisht, vendi ynė atė natė nuk ishte shtėpia, por sa mė pranė babait. Gjithė atė natė e gėdhimė tek dera e varrezave. Lart, nėn dritėn e prozhektorėve, punohej me intensitet. Dėgjoshein zhurma e matrapikėve (pistoletave tė minatorėve). Mė pas pushuan dhe njė makinė u largua me shpejtėsi. Ishin thyer instrumentet qė duhej tė ēanin betonin pėr tė hapur varrin.
Pas dy orėve kishin gjetur instrumente tė tjerė, kushedi se nė ēfarė miniere. Nuk po e realizonin dot “planin” qė nė ora 6, pa lindur dielli, tė kishte pėrfunduar zhvarrimi dhe varrimi. Ngutje e madhe, sepse kishin shumė frikė nga lindja e diellit. Punėt e pandershme gjithmonė bėhen fshehurazi, natėn, pa praninė e njerėzve.
Mbas shumė mundimesh, rreth orės 10, nė makinė zyrtare iku me shpejtėsi pėr tė lajmėruar eprorėt pėr pėrfundimin. Siē mė thanė mė vonė, kur e nxorrėn, ata ishin bėrė tė verdhė si limoni. Ndėrmjet tyre kishte dhe doktorė pėr tė vėrtetuar plotėsisht qė Enver Hoxha ishte aty, i vdekur, dhe ata mund tė vazhdonin punėn qė kishin nisur. Por u befasuan, sepse ai nuk ishte prishur fare, u ngjau si i gjallė.
Ka shumė mėnyra qė njė njeri tė tė duket i vdekur apo i gjallė.
Na thanė qė mund tė shkonim tek arkivoli. Shkuan. Ē'tė shihnim?! Aty ishte njė kantier zhvarrimi. Rreth 10 zhvarrosje, dhjetė gropa. Njerėzit qė kishin punuar ishin shumė tė lodhur. Nuk ishin mėsuar tė bėnin tė tillė punė.
Iu afruam arkivolit tonė. Ora ishte 11. Gjėja e parė ishte tė siguroheshim qė babai ndodhej aty dhe nuk e kishin hequr. Qė prej atij momenti unė nuk iu ndava mė arkivolit.
E morėm dhe e ēuam nė varrezat e popullit. Aty pėrsėri gjetėm 10 varre tė hapur. Varret nuk kishin as pllaka ēimentoje. Na thane: nuk kemi. E varrosėm direkt nė dhe.
Nga dita e parė e nė vazhdim, pranė varrit tė tij bėnin roje disa veteranė, ish-partizanė. Ata ruanin komandantin e tyre. Nga ata qė e zhvarrosėn mund tė pritej ēdo gjė.
Pas disa ditėsh na u desh ta nxirrnim edhe njė herė arkivolin. Kėtė radhė ia rregulluam varrin me pllaka betonarme, duke i salduar, ndėrsa nga jashtė vendosėm qė varri tė jetė krejtėsisht i thjeshtė.
Ky zhvarrim makabėr u bė nė prag tė 5 majit, ditė sė dėshmorėve. Pushtetarėt mė tė lartė do tė vinin kurora nė varrezat e dėshmorėve, tek monumenti “Nėne Shqipėri”. Por nuk mund t'i vendosnin po tė ishte aty Enver Hoxha, po tė ishin komandantėt e tjerė tė luftės nacionalēlirimtare.
Do tė nderonte tė rėnėt (ish)-presidenti Sali Berisha, ai qė dekoroi kriminelėt qė vranė e prenė partizanė dhe popull, pa pėrjashtuar gratė dhe fėmijėt. Do tė nderonte Pjetėr Arbnori, (ish)-kryetar i Kuvendit Popullor, bir fashisti. I ati i tij i luftoi partizanėt. Do tė nderonte tė Rėnėt Alaksandėr Meksi, (ish)-kryeministri qė drejtoi Shqipėrinė drejt shkatėrrimit total, pėr tė cilin ne tė gjithė jemi dėshmitarė.
Ē farė hipokrizie dhe ironie!
Por cerimonia u dėshtoi. Aty ku ishte varri i Enver Hoxhės vendi ishte rrethuar nga shumė tė rinj, qė kishin vendosur mjaft lule dhe njė flamur tė madh kombėtar. Ata dhe shumė familjarė tė dėshmorėve filluan tė bėrtisnin:
” Ikni, bėni homazhe tek varrezat tuaja. Kėto janė tė bijve, vėllezėrve e motrave tona. I lini tė qetė dėshmorėt!”
Pushtetarėt e panė revolitimin e njerėzve dhe as ceremoninė nuk e mbaruan dot.
Kujtova se tani, sė paku, varri do tė ishte “mė personal”, por jo! Shumė njerėz shkojnė atje jo vetėm nė ditėt e tij tė shėnuara, po madje kthehen edhe nė ditė tė zakonta e vėnė ndonjė tufė lule, apo ndezin qirinj tek ky varr i thjeshtė, qė ėshtė varri i Enver Hoxhės.

Shkėlzeni, njė mal, njė emėr
Lindja e njė fėmije nė familje gjithmonė ėshtė gėzim. Sidomos pėr gjyshėrit e gjyshet ėshtė njė ngjarje qė i gjallėron. Nė mėnyrė tė veēantė kėtė gėzim, kėtė gjallėrim, e ndiente babai im. Nipėrit dhe mbesat, qė ai i donte shumė, ishin pėr tė si njė magji ēlodhėse, dhe ai nuk lodhej duke u treguar me gjuhėn e tyre tė bukur fėminore. Po bėj njė parantezė. Gjithmonė babai na fliste pėr Kosovėn, pėr kėtė pjesė tė Shqipėrisė, shkėputur padrejtėsisht nga trualli mėmė, pėr patriotėt qė kishte nxjerrė Kosova, pėr kosovarėt e detyruar tė largohen tė persekutuar nga trojet e tyre, duke u shpėrndarė nė tė gjithė Europėn e nė botė, pėr rininė e saj qė punon nė kushte tė vėshtira dhe represioni tė vazdueshėm. Ėshtė viti 1979, kur situata nė Kosovė ishte rėnduar dhe, siē e dimė, mė 1981 shpėrthyen demonstratat e rinisė nė Kosovė.
Njė mal madhėshtor, Shkėlzeni.
„ Qė andej, - mė thoshte babai, - shihet nga njėra anė Shqipėria dhe nga ana tjetėr pjesa e shkėputur nga Shqipėria, Kosova e martirizuar. Ėshtė njė mal qė lidh kėto dy pjesė tė pandashme. Ashtu sa ē'mund tė sheshohet mali i Shkėlzenit, ashtu s'mund tė ndahet dhe Kosova nga Shqipėria.“
Po pse e bėra kėtė parantezė?
Nxirreni vetė konkluzionin. Unė po ju vė nė kėto kujtime ēka ai mė shkruante nė ditarin familjar mė 27 mars 1979:
“ Sot mė erdhi nė zyrė njė lajm shumė i gėzuar, Teuta me Ilirin kanė djalin e dytė. Nė ora 10, Teuta lindi njė ēun tė bukur, tė gjatė e me peshė shumė tė mirė, me fytyrė tė kuqe si mollė. Ndjeva njė gėzim jashtėzakonisht tė madh dhe pėrnjėherė shkova ndėrmend si tė gjej emrin. Pa hezituar, nga ana ime e caktova ta quajmė Shkėlzen, emrin e alpit tė madh tė malėsisė sė Tropojės. Kėshtu mendoj ta quajmė, se atje te alpet kreshnike tė kėtij rrethi gjendet Dragobia, vend ku luftoi Bajram Curri, ku luftuan shokėt tanė partizanė. Shkėlzenin e pėrmend me admirim dhe me dashuri dhe Kosova shqiptare, burrat e sė cilės kanė luftuar dhe vazhdojnė tė luftojnė si tėrė jetėn pėr lirinė e tyre. Unė besoj se kėtė emėr do ta pėlqejnė edhe babai dhe nėna e tij.
Me fjalė tė tjera ju jam qepur maleve: Valbona ėshtė pseudonimi im i luftės, emri i lumit me ujė tė kthejellėt qė buron nga bjeshkėt e larta tė Tropojės, qė rrjedh pikėrisht rreth e rrotull Shkėlzenit; tjetri, Ermal, qė tė kujton erėn e freskėt tė maleve tona, qė kanė qenė tėrė jetėn, qė janė dhe do tė jenė kėshtjellat e popullit tonė pėr liri; tė tretin fėmijė e quajnė Shpat, qė dhe ky ėshtė njė nga pseudonimet e mi tė luftės, emri i njė mali tė Shqipėrisė sė mesme, ku kam luftuar dhe ku mė kanė strehuar fshatarėt patriotė tė kėtyre anėve; tė katėrtit qė e kam quajtur Dritan lindur mė 25 tetor, ditėn e elektrifikimit tė plotė tė Shqipėrisė, qė tė sjell ndėrmend dritėn qė lėshon partia.
Kur erdhi Lilua nė shtėpi, ia propozova kėtė emėr. Bukur e ke gjetur, mė tha ai me gėzim. Edhe Nexhmija e pėlqeu menjėherė. Shumė bukur, u thashė tė gjithėve, tash na mbetet tė japė mendimin edhe Teuta. I vajti dhe kėsaj fjala nė maternitet dhe ajo ishte dakord. Kėshtu, mė duket se ky emėr qė i gjeta djali9t ishte i pėrshtatshėm se, nė fakt, ėshtė i bukur dhe duam qė ai tė na rrojė si mali i Shkėlzenit. Fėmijėve u kam thėnė qė tė mos mbeten me pesė fėmijė sa janė bėrė deri tash, deri sa unė tė jem gjallė dua qė ata tė arrijnė 15, pastaj, po tė duan le tė bėjnė edhe mė shumė. Pas tyre lindėn Blerina, vajza e motrės dhe djali im i vogėl, Besmiri. Emėr qė sipas babait pėrfaqėson njė nga virtytet e shqiptarit.

Pėr mė shum rreth Xhaxhit ENVER HOXHA Gjenji Kėtu

Pėr mė shum rreth Xhaxhit ENVER HOXHA Gjenji Kėtu

# Posté le samedi 23 février 2008 09:56

Modifié le mercredi 16 avril 2008 07:38